Halimi: Të gjithë rezervohen në deklarata, Gërvalla i hedh benzinë zjarrit

Shkrimi i kryediplomatës Donika Gërvalla, lidhur me ngjarjet ne Poloni, ka ngjallur reagime të shumta.

Njëra ndër ta është edhe zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi.

Halimi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se është e pafalshme që e para e diplomacisë tonë të jetë kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj.

Madje, Halimi përmend edhe disa situata tjera që sipas saj Gërvalla kishte gabuar.

Postimi i plotë:

Është e pafalshme që e para e diplomacisë sonë të jetë kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj. Në një kohë kur të gjithë zyrtarët e ShBA-së dhe aleatëve evropian të NATO-s rezervohen në deklarime – që të mos ketë përshkallëzime dhe pasaktësi – ministrja jonë e jashtme tregohet joserioze, madje me një dëshirë të papërmbajtshme për t’i hedhur benzinë zjarrit. Përpos lëshimeve teknike e ngatërrimit të flamujve të shteteve, angazhimit të vobektë të njohjes së Kosovës, gabimet përmbajtësore e deklarimet pa takt, sikur ky i fundit, janë bërë rëndomtësi.

Kabineti i madh e me shumë këshilltarë, duhet të angazhohen dhe të konsultohen, para se të bëhen të tilla gabime të panevojshme. Politika, dhe sidomos diplomacia, bëhet me vetëpërmbajtje e maturi, jo me temperament e vrull për t’u deklaruar, duke e vënë kësisoj shtetin tonë në pozitë të pafavorshme në politikën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.