Gjendja në Podujevë pas reshjeve, Bulliqi: Situata mund të përkeqësohet

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dalë me një njoftim rreth situatës së krijuar në këtë komunë pas reshjeve të dendura të shiut.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka treguar se zonat më të prekura janë Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion.

Bulliqi ka shtuar se në treren janë katër ekipe të cilat po intervenojnë në zonat e prekura nga vërshimet.

Postimi i plotë:

”Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që disa zona në Komunën e Podujevës të përballen me vërshime. Si institucione lokale që nga mëngjesi jemi në teren duke intervenuar në zonat më të prekura, ku momentalisht kemi 4 ekipe të të cilat janë duke intervenuar në këto zona.Zonat më të prekura janë; Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Situata është e menaxhueshme, por me tendencë të përkeqësimit për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut.Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale, në mënyrë që përmes koordinimit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë”, ka shkruar Bulliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.