Një 19 vjeçar është arrestuar sot në Fushë Kosovë për shantazh.
Policia ka bërë të ditur se nga hetimi preliminar që i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar, duke shantazhuar viktimën me publikimin e disa fotografive eksplicite, ka kërkuar një shumë të parave.
“Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë pranë policisë mbrëmë rreth orës 21:30. Në operacionin i cili është realizuar në koordinim me prokurorinë dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, policia ka arritur që në flagrancë të arrestoj të dyshuarin S. L, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe të njëjtin më pas me rekomandimin e prokurorit të shtetit ta procedoj në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve.”, është bërë e ditur në njoftimin e PK-së.