Vërshimet e së enjtes kanë përfshirë vende të tëra të rajonit, ndër të cilat, më e prekura ishte ajo e Skenderajt. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar presidenten Osmani për heshtjen e saj lidhur me ngjarjet
Çitaku i është drejtuar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke kritikuar këtë të fundit për heshtjen e saj për vërshimet e së enjtes në Kosovë.
“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha. Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata. Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërshimet të ndihmohen financiarisht”, ka deklaruar ajo.