E mitura shtatzënë, arrestohet i dyshuari për dhunim në Prishtinë

Një burrë dje u arrestua për dhunim në Prishtinë, ndërsa e mitura raportohet se është shtatzënë.

Policia informoi se rasti i dhunimit ka ndodhur në tetor të vitit 2022.

“Me datë 19.01.2023 ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër kosovare, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, bëri të ditur Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.