Uji në Prishtinë e disa komuna aktualisht nuk është për pije

Në një njoftim nga KRU ”Prishtina” thuhet se si pasojë e reshjeve të shiut, uji është turbulluar.

Si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, thuhet në njoftim.

“Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveç Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe : lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si : lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit”, thuhet në njoftimin e KRU”Prishtina”.

“Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveq Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe : lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si : lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit.

Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Mbeteni të njoftuar, deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me vërshime dhe reshje atmosferike!”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.