Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për të tretën herë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskim të pasurive të Redjan Rrajës mes tyre dhe një makinë Audi model A8 për te cilën bashkëpronare është modelja Kejvina Kthjella.
Mësohet se Redjan Rraja dhe Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm, ndërsa senaca u shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortes së Redjan Rrajës.
Gjykata vendosi përjashtimin e avokates së Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Senaca e radhës pritet të mbahet më datë 31 janar ora 08:00.
Kujtojmë se Rraja është një ndër personat e akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ngjarje ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.