Vrau vëllain pas mosmarrëveshjes për disa bagëti në Rahovec, dënohet me 21 vjet e 6 muaj burgim

Në qershor të 2021-tës Hasan Gashit u dyshua se u vra nga vëllai i tij, Januz Gashi, në fshatin Sopniq të Rahovecit. Januz Gashi ishte arrestuar nga Policia, ndërsa trupi i Hasan Gashit ishte dërguar në IML për obduksion.

Së fundi, Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Januz Gashi, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për vepër penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 vjet e 6 muaj.

“Deshi t’i vrasë nipat por 65-vjeçari i doli përpara dhe vdiq” – Rrëfimi i familjarit për burrin që vrau vëllain në Rahovec

Njoftimi i plotë:

21 vjet e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit J.G., për vrasje të rëndë

Gjakovë, 24 janar 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.G., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për vepër penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e një (21) vjet e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1)., në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

I dyshuari për vrasjen e vëllait në Rahovec ishte i dënuar me 11 vjet burgim në Zvicër, kjo është arsyeja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.