Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mbahet mend në historinë e Kosovës që kaq shumë ligje të miratuara nga Qeveria kontestohen nga partitë opozitare në Gjykatën Kushtetuese, raporton DTV.
“Në historinë 15 vjeçare nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
Fjalën e kishte, ndër të tjera, për Ligjin për këshillin prokurorial, Ligjin për zyrtarët publik dhe Ligjin për byronë.
“Ligji për këshillin prokurorial, Ligji për zyrtarët publik dhe Ligji për byronë janë disa prej tyre. Të tre këto ligje janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita”.