Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar Projektligjin për Organizimin e Tregut për Produktet Bujqësore, raporton DTV.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se ky projektligj trajton Projektligjin e Zbatimit të Tregut në Kosovë, inspektimin në prodhimin e produkteve bujqësore, zhvillimin e produkteve bujqësore, mbështetjen e zbatimit të protokollit etj.
Gjithashtu, është miratuar Propozim-vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për katërmbëdhjetë projekte kapitale në përputhje me Marrëveshjet e Mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministri i MZhR-së dhe Kryetarët e Komunave për të cilën janë ndarë 1 milion e 608 mijë euro.