Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak.
Pas takimit me Kurtin, Borrell dhe Lajçak kanë nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim sapo ka filluar në Bruksel.
Më vonë, pritet të mbahet takimi i përbashkët mes Vuçiqit, Borrellit dhe Lajçakut.
Pas takimeve, Borrell do të mbajë një konferencë për media.