Edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas shkrimit të kryeministrit Kurti për ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiq, i cili e quajti atë lider që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin dhe shtoi se në kohën e tij ishte periudha e vetme kur lulëzoi demokracia në Serbi.
Sipas Selmanajtm si Gjingjiqi ashtu edhe Millosheviqi janë të njëjtë në raport me Kosovën dhe shqiptarët.
“Lufta e tyre kundër qenies tonë si komb, është doktrina që i përbashkon të gjithë”, ka shkruar Selmanaj.