Jeffrey Hovenier: Për t’u anëtarësuar në BE, Serbisë do t’i kërkohet ta njohë Kosovën

“Unë nuk jam diplomat evropian. Por, me sa kuptoj unë është që një prej kërkesave për anëtarësim në BE – mendoj se është kapitulli 35 – do t’i kërkohej Serbisë eventualisht si kusht për t’iu bashkuar BE-së, që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se beson që si parakusht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Serbisë do t’i kërkohet që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kështu i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarit Adriatik Kelmendi: “Pas pranimit të propozimit të BE-së, a do të obligohet Serbia që ta heq Kosovën nga kushtetuta e saj?”

Hovenier është përgjigjur se në planin 11 pikësh të BE-së, një gjë e tillë nuk është negociuar, por se një gjë e tillë do t’i kërkohet Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Ju e keni parë tekstin prej 11 pikave për të cilin janë pajtuar palët. Unë nuk shoh referencë rreth asaj çështjeje në këto 11 pika. Unë nuk besoj ky të ketë qenë një element specifik në këto negociata”.

“Por ajo çfarë do të thosha, është se vizioni afatgjatë i ShBA-së dhe BE-së është që Kosova të jetë pjesë e strukturave euro-atlantike. Me sa kuptoj unë është që edhe Serbia dëshiron shumë që të anëtarësohet në BE, të paktën kjo është aspirata që ka shprehur”.

“Unë nuk jam diplomat evropian. Por, me sa kuptoj unë është që një prej kërkesave për anëtarësim në BE – mendoj se është kapitulli 35 – do t’i kërkohej Serbisë eventualisht si kusht për t’iu bashkuar BE-së, që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.

Ambasadori amerikan thotë se nuk e di se si dhe kur do të ndodhë një gjë e tillë, por se fokusi i tanishëm është marrëveshja në Ohër e cila do ta ripoziciononte marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.