Ferizaj: Për një javë, policia realizoi 49 urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 3 deri më 9 prill, ka realizuar 49 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia ka njoftuar se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Madje, policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim në rast se kanë informacione për personat që kërkohen nga organet e rendit.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.