Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Agjencionit për Informim dhe Privatësi. Arsye e këtij aksioni, ishte gjoba prej 20 mijë eurosh dhënë nga ky institucion ndaj PSD-së, raporton DTV.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë për gazetarëve se gjoba ka marrë edhe nga Policia e Kosovës.
Molliqaj ka thënë se Komisionerja Krenare Sogojeva-Dermaku është militante e VV-së.
“Arsyeja e këtij aktiviteti është një gjobë prej 20 mijë eurove që Agjensioni për Privatësi ka shqiptuar ndaj Partisë Socialdemokrate. Më lejoni t’i them disa gjëra; kapja e institucioneve të pavarura tashmë është shndërruar në instrumente vepruese. Ky institucion siç mund ta dini drejtoresha e këtij institucioni është një militante politike e Vetëvendosjes, e cila është emëruar nga kjo Qeveri”, u shpreh Molliqaj.