Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se deputetin e Vetëvendosjes, Armend Mujën, e kishte nxjerrë nga burgu kolegu i tij nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.
Ai ka zbuluar se Haxhiu ia kishte dërguar një picë Mujë, në stacionin e Policisë.
“Kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun, që kur është arrestu për korrupsion, që ta ka pru picën në stacion të Policisë dhe të ka nxjerrë prej burgut, për korrupsion. Bekimi ka faj që ta ka pru picën dhe të ka nxjerrë prej burgu për korrupsion dhe me Bekimin kam punë”, tha Shala.
Reagimi i Shalës erdhi pasi Muja i tha Shalës se vajza e tij punon në KOSTT dhe djali në KRPP.
“Këto të dhënë për KRPP, normalisht i marrim nga djali i Ferat Shalës, që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT…”, tha Muja.
DTV