Një person me inicialet S.D i moshës 48 vjeçar për shkak të një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, në Shtërpcë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:36, dhe gjatë bastitjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit.
“Me datën 26.04.2023, rreth 18:36 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes.
Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se policia e stacionit në Shtërpcë i ka marr veprimet e nevojshme dhe është në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.
DTV