Një 45-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Bajicë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar se ka të bëjë me vetaksident. Vetura ka dal nga rruga. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua për obduksion”, tha Gashi.
Ai tha më tej se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku edhe është konstatuar vdekja nga mjekët.