Turqia është goditur nga tërmeti i ri, por i cili nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballësh të shkallës së Rihterit ka tronditur lagjen Saimbeyli të qytetit Adanas.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ka treguar se epiqendra e tërmetit ishte në Saimbeyli ndërsa ka ndodhur rreth orës 11:33, sipas kohës lokale.
Tërmeti, i cili ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash, raportohet se është ndjerë në qendër të qarkut.
Sipas raportimeve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme në infrastrukturë, raporton t24.com.tr, përcjellë DTV.
Ndryshe, muaj më parë shteti turk është goditur nga dy tërmete, ku kanë ndërruar jetë mbi 50 mijë persona.
DTV