Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kanë pasur një përplasje në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, teksa po shqyrtohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, raporton DTV.
Deputeti i VV-së i tha Hotit që të mos kërkojnë rritje të pagës minimale kur ajo nuk është rritur për 10 vjet e se “ju e keni sjellë këtë situatë ku jemi sot, së bashku me ish-kryeministrin Mustafa”.
“Për 10 vjet ju nuk keni arritur që ta rrisni pagën minimale. Tash po kërkoni që të bëhet për dy vjet. Ju e keni sjellë në këtë situatë ku jemi sot, së bashku me ish-kryeministrin Mustafa”, tha Muja.
Kësaj Hoti iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk janë të zotë as që t’i ftojnë në takim veteranët, të cilët i kanë quajtur “mercenarë”.
“Unë kam mbërri me pas konsensus. Nuk jeni të zotë me bë asgjë e as nuk jeni të zotë me i ftu në takim veteranët, sepse i keni quajtur mercenarë, për këtë arsye nuk ju vijnë në takim”, u përgjigj Hoti.
DTV