Sherifi kritikon Kurtin: Erdhi dita me kërku shpëtim nga BE-ja nëpërmjet Serbisë

Sekretari i Nismës, Bilall Sherfi, ka komentuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës që heqjen e ndalesës për mallra të Serbisë në Kosovë ta bëj në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja.

Ai ka ironizuar me këtë kushtëzim të Qeverisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sherfi ka shkruar se Qeveria po kërkon shpëtim nga BE-ja nëpërmjet Serbisë.

“ERDHI DITA me kërku shpëtim nga BE-ja nëpërmjet Serbisë! Ja ku e ka sjellë vendin kjo qeveri!”, ka shkruara Sherifi.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dje ka thënë se Qeveria e Kosovës në periudhën e ardhshme do të duhej të anulonte vendimin për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi.

Por, ai ka thënë se pret që edhe Bashkimi Evropian t’i anulojë masat ndëshkuese ndaj Prishtinës

“Është një nga hapat e parë që do të ndjekim. Se a do të përfshihet së bashku në paketë [heqja e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia dhe masat e BE-së ndaj Kosovës], nuk mund t’ju them tani, por është sigurisht gjëja e parë që do të jetë në agjendën tonë”, ka thënë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.