Murati: Kushtetuesja vendosi masë pezulluese t’i mbrojë komunat nga vetvetja

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku pezullon Nenin 5 të Ligjit për Tatim në Pronë.

Ai thotë se me këtë masë pezulluese, Kushtetuesja, ka vendosur t’i mbrojë komunat nga vetvetja.

”Gjykata Kushtetuese paska marrë vendim për pezullimin e Nenit 5 të ligjit të ndryshuar për Tatimin në Pronë, nen ky i cili mundëson komunat të falin një pjesë të barrës tatimore për vitin 2023, deri në 100 euro.

Neni 5 e përcakton që vendimmarrja për falje u takon komunave.

Me fjalë tjera, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja.

Madje për t’i shkuar ironisë deri në fund, paska pezulluar edhe vendimet që disa prej komunave tashmë i kanë marrë për faljen e një pjese të barrës tatimore. Krejt kjo në emër të parandalimit të ndërhyrjes në kompetenca të komunave.

Masa e pezullimit është vendosur deri më 30 nëntor, mjaftueshëm sa për të qenë më vonë se afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë, që është me 30 shtator.

Pra po del ajo që pata paralajmëruar për gardën e vjetër, se qëllimin e kanë që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese” ”, tha ai në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.