Osmani ia dorëzon Ismail Kadaresë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shqipëri ia ka dhënë dekretin e nënshtetësinë e Kosovës, shkrimtarit shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadare.

Gjatë ceremonisë ajo ka thënë se marrja e nënshtetësisë nga autori i përkthyer në shumë gjuhë të botës, është nder për çdo qytetarë të Kosovës.

“Me rregulloren për dhënien e shtetësisë nga Presidenti me interes të veçantë shtetëror, duke marrë parasysh edhe kërkesën për fitim të shtetësisë, është nxjerrë dekret që zotit Ismail Kadare, shtetas i Shqipërisë, t’i jepet shtetësia e Shtetit të Kosovës dhe natyrisht që organet kompetente në Kosovë do të marrin hapat e mëtejmë për zbatimin e këtij dekreti në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka deklaruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.