Dorëzohen nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar për rezervat shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka bërë me dije sot i kanë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

“Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

E vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka.

Sot i dorëzuam nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.

Çka është bërë me rezervat shtetërore?

Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre?

A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave?

Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme.

Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!

Leave a Reply

Your email address will not be published.