Vizita në Holandë e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka vijuar me një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Ekonomik dhe Social (SER), Jacqueline Prins.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi u njoh me punën, angazhimin dhe kontributin e Këshillit për shpërndarje të barabartë, balancimin e rritjes ekonomike dhe përfshirje sa më të madhe të forcës punëtore.
Ai e vlerësoi modelin që paraqet ky këshill si instrument i rëndësishëm për propozim e hartim të politikave. Ky trup gjithëpërfshirës luan rol jetik si urë lidhëse, në shërbim të së mirës së përgjithshme.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi për takimin dhe mundësinë për të parë nga afër modelin e tyre, përmes të cilit kontribuojnë në shoqëri.