Neymar: Kampionati saudit është më i mirë se ai francez

“Topi është i rrumbullakët, futbolli është kudo”– kështu e shpjegon Neymar me thjeshtësi zgjedhjen për t’u larguar nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar në Al Hilal.

Duke folur nga Brazili, ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e tij, sulmuesi shtoi se kampionati saudit është më i mirë se ai francez momentalisht.

“Duke pasur parasysh emrat e mëdhenj që përbëjnë këtë kampionat, është e mundur që kampionati saudit të jetë edhe më i mirë se Ligue 1. Stërvitja është intensive dhe dua të fitoj tituj me Al Hilal”,-shton ylli i Brazilit nga konferenca për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published.