Preisdentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur triumf të jashtëzakonshëm organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë.
Përmes një statusi në Facebook, Osmani e ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjtiha nisntitucionet e angazhuara për këtë, siç e ka qurajtur ajo, arritje të Kosovës.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!
Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.
Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar Osmani në Facebook.