Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me Ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, vizituan sot Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.
Mysafirët nga Izraeli me shumë kënaqësi dhe kureshtje dëgjuan shpjegimet nga arkeologu Milot Berisha, lidhur me historinë e gjurmëve dardane dhe thesaret e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
Përveç stafit të ministrave, vizitës iu bashkuan edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Ministrja Hajdari, dhe Ministri Katz, dje nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për bashkëpunim në fushën e turizmit, në përputhje të respektit reciprok dhe barazisë.