Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi, se për herë të parë në Kosovë është bërë një auditim për trajtimin e dhunës në familje.
Sipas saj, kjo mund të jetë arsye që institucionet të marrin më shumë përgjegjësi.
Këto komente ajo bëri pas prezantimit të raportit të efektivitetit të institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.