Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Muja, ka konfirmuar se Kuvendi këtë javë do të mbajë dy seanca. Madje tha se përveç të mërkurës e së enjtes edhe të premten mund të vazhdohet me seancë.
Përderisa ka kërkuar votat e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, ai tha se është vërejtur një tendencën e tri partive parlamentare në Kuvend kundër këtyre marrëveshjeve.
Madje ai tha se opozita nuk asnjë arsyeje që mos të votojë për tri marrëveshje shumë të rëndësishme që tash janë në rend dite.
“Këtë javë Kuvendi do të ketë një punë intensive, të mërkurë, të enjten e me gjasë edhe të premten do të trajtohen që kanë mbetur nga pikat paraprake dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu patëm dakordim që këtë javë të kemi një seancë sa i përket pyetjeve parlamentare të deputetëve”.
“Në të kaluarën ka pasur një praktikë të mirë të votimit të marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e di se si mendojë të bëjnë këtë. Marrëveshjet kërkojnë 2/3 e votave. Tash i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, ndër to është linja hekurudhore 10, e dyta është ngrohja qendre e Prishtinës dhe e treta është rrjeti energjetik, apo investimi i Qeverisë gjermane për KOSTT-in. Këtu nuk kemi asgjë politike në kushte normale nuk do të duhej të kishte mospajtim. Kemi vërejtur një tendencë nga opozita, nuk i votojnë pa dhënë ndonjë arsye pse nuk i votojnë”.
DTV