Hoti dhe Selmanaj takojnë Escobarin, bisedojnë për sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj sot kanë takuar përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me të cilin kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën.

“Sot, bashkë me kolegun deputet Driton Selmanaj, ishim të nderuar ta takonim përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Takimin e karakterizuan biseda të hapura dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës  në procesin e dialogut me Serbinë.

Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar Hoti.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.