Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitarja Sandra Mitchell të mërkurën është marrë në pyetje nga avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, i cili u ndal edhe tek rasti “Panda” në Pejë, i cili ndodhi më 14 dhjetor 1998.Keohe tha se ekziston dyshimi se forcat e UÇK-së vranë jo vetëm shqiptarë, por edhe serbë.
“Ka të bëjë me vrasjen e civilëve serbë me një numër të viktimave të paidentifikuara që në fakt duken vrasje të pashpjegueshme. Ekziston dyshim se forcat e UÇK-së vranë jo vetëm shqiptarë të Kosovës të moderuar, por gjithashtu edhe serbë, duheshin nga të dy komunitete. Incidenti në veçanti tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtareve më 14 dhjetor. Kryerës të paidentifikuar kryen vrasjen e 6 serbëve të rijn të Kosovës në kafenenë “Panda” në Pejë”, tha Keohe, ndërsa dëshmitarja Mitchell tha se i kujtohet si incident.Duke iu referuar raportit të OSBE-së, Keohe thotë se aty përmenden motive të hakmarrjes nga ana e shqiptarëve kosovarë, lidhur me vrasjen e 30 anëtarëve të UÇK-së.
“Këto ishin vetëm pretendime, por pretendime të mirëbazuara që kërkonin hetim të mëtejshëm”, tha Mitchell.Keohe e pyeti dëshmitaren se a e dinte që operacioni me vrasje në “Panda” ishte një operacion i rrejshëm me motivin që ky krim t’i atribuohet UÇK-së, mirëpo përgjigja e Mitchell nuk u dëgjua.
Ndërsa, për Vuk Drashkoviqin, Keohe tha se i kishte thënë një gazete serbe se autoritetet e Serbisë me urdhër të Sllobodan Millosheviqit e kanë orkestruar këtë operacion.“Ai i ka thënë një gazete serbe se RBB-ja e udhëhequr nga Rade Markoviqi e ka orkestruar këtë masakër nëpërmjet udhëheqësit paramilitar Millorad Ulemek dhe me urdhër të Sllobodan Millosheviqit, a e dini këtë?”, tha Koeohe, por dëshmitarja Mitchell mohoi që të ketë njohuri për një gjë të tillë.
Po ashtu, Mitchell mohoi të ketë pasur njohuri që qëllimi i këtij incidenti ishte që UÇK-ja të portretizohet si organizatë terroriste para komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa, për artikullin që iu prezantua, ajo tha se nuk e ka parë më herët.Avokati Keohe kërkoi që ky dokument të pranohet si provë materiale, por që u kundërshtua nga prokurorja Deborah Mayer, me arsyetimin se dëshmitarja nuk kishte njohuri për këtë dokument. Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III kërkoi që vetëm të dentifikohet si dokument për t’u vendosur më vonë.
Pas kësaj, dëshmitares iu prezantua edhe një dokument tjetër nga “Balkan Insight”, i vitit 2018 lidhur me rastin “Panda” në Pejë.“Aty citohet se Valdimir Vuçiqeviq është një prokuror për krime lufte i Serbisë që: 1 nuk ka pasur shqiptar në atë kohë dhe 2 i gjithë operacioni u krye me synimin e atribuimit të palës tjetër, a e dini këtë fakt se vrasjen në kafenë “Panda” ishin me një operacion të tillë, me synimin e atribuimit të fajit UÇK-së”, tha Keohe. Ndërsa, dëshmitarja tha se nuk ka njohuri.
Megjithatë, sa i takon raportit të saj lidhur me këtë ngjarje, dëshmitarja tha se nëse informacionet në artikuj janë të vërtetë atëherë konludimi që ka nxjerrë del i pasaktë.Ndryshe, pas pushimit të drekës, gjykatësi Smith tha se është interesuar dhe se nuk ka pasur kërkesa për thirrje nga mbrojtja e të akuzuarve, çështje kjo e cila u diksutua me fillim të seancës së sotme.
Ish-zyrtarja e OSBE-së, Sandra Mitchell, pohoi se serbët u përpoqën t’i mbulonin vrasjet në Reçak.Gjatë dëshmisë së saj, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, avokatit Gregory Kehoe, Mitchell tha se serbët i kishin marrë trupat dhe i kishin dërguar në murgun e Prishtinës, që më pas i kthyen për t’i varrosur, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Përpara kësaj deklarate, avokati Keohe u ndal edhe tek raporti i OSBE-së, ku pretendohet rrëmbimi i dy gazetarëve të Tanjugut nga UÇK-ja më 18 tetor 1998.Aty pretendohet se këta dy gazetarë u liruan pas dy muajsh dhe sipas raportit kjo gjë ishe mundësuar nga shefi i misionit verifikues të Kosovës nga OSBE.
Pas kësaj, Keohe i tregoi një dokument tjetër dëshmitares, ku thuhej se njëri prej këtyre reporterëve ishte Vladimir Dobriçiq që TPNJ-ja, e kishte cilësuar si “çetnik të egër”.“Është për një nga këto reporterët e Tanjugut dhe me emrin Vladimir Dobriçiq, i njohur ndryshe si “Kica” që pretendonte se ishte fotoreporter i Tanjugut, por në të vërtetë ai ishte kyçur në një grup vullnetarësh në Kroaci dhe ka kry një serë vrasjesh dhe thuhet se për shkak të veprimtarive kriminale dhe vrasjeve që ka kryer sidomos afër … ku u vranë me dhjetëra civilë, u vendos që njësiti i tij të mbyllej, njësiti ku ishte ky person.
Është përshkruar nga hetuesit e TPNJ-së si një çetnik i egër dhe ka qenë deklaratë e TPNJ-së dhe e pranuar si dokument. Ju kur bëtë raportin, a bëtë ndonjë analizë për këtë personin Dobriçiq të kuptonit se a ka qenë ndonjëherë ky person i përfshirë në veprimtari kriminale në Kroaci dhe në Bosnje?”, tha Keohe, por përgjigja e Mitchell nuk u dëgjua.
Ndërsa, gjatë dëshmisë së saj, Mitchell u pajtua se do të duhej të bëheshin analiza dhe hetime për këto incidente të cilat ishin të pretenduara në raport.