Në Dhomat e Specializuara të Hagës sot po vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Në këtë seancq sot po vazhdon dëshminë dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila është e 41-ta në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi që kjo seancë të kalohet në seancë private për të diskutuar një çështje në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares që paraqitet sot.
Sipas njoftimi, gjykimi pritet të zgjasë deri në orën 16:00.