Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se ka përmbyllur një vit të suksesshëm me një numër udhëtarësh, asnjëherë të arritur më parë.
Sipas njoftimit, një numër prej 3 milionë udhëtarësh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3 milionë e 424 mijë e 883 udhëtarë në fundvit apo një rritje prej 14,37 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe 23 mijë e 278 fluturime apo 7.5 për qind më shumë se sa në vitin 2022.
“Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024”, thuhet në komunikatën për media.
DTV