/

Haradinaj për Mbretin Charles: Shpresojmë që do ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim ka pranuar lajmin për gjendjen shëndetësore të Mbretit Charles III.

Në Facebook ai ka shkruar se shpreson që mbretit Charles t’i kthehet shëndeti i plotë.

“Me shqetësim mora lajmin për gjendjen shëndetsore të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III. Bashkëndjejmë në këto momente të rënda me familjen mbretërore. Shpresojmë që mbreti Charles III do ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë!”

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati Buckingham, pa specifikuar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.