Deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje.
Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.
I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”.
Lekaj edhe më pas e përsëriti që nuk i kujtohet nëse është ndërprerë mbledhja e kryesisë.
Seanca po vazhdon me elaborimin e provave materiale nga prokurori Mustafa, të cilat prova janë propozuar në aktakuzë.