Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë edhe një person lidhur me zjarrëvënien në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Dega në Kaçanik. Numri i të arrestuarve për këtë rast ka arritur në katër.
Sipas njoftimit të Policisë, ai është arrestuar në pikën kufitare Hani i Elezit.
“Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.