Komuna e Podujevës blen mëshqerra 413 mijë euro

Komuna e Podujevës ka blerë 154 mëshqerra në vlerë totale prej 413 mijë euro. Kontrata është nënshkruar para një jave, me kompaninë “Apetit SH.P.K”.

Rreth 2 mijë euro i ka kushtuar blerja e një mëshqerre Komunës së Podujevës. Në total kjo komunë ka blerë 154 mëshqerra, duke bërë kështu që vlera totale e kontratës të shkojë në 413 mijë euro, çmim në të cilin përfshihet edhe karantinimi, transporti dhe bartja deri në destinacion.

Për këtë tender kishin dorëzuar ofertat dy kompani: “Apetit SH.P.K” dhe “Riki Invest Sh.P.K”. Fituese është shpallur kompania “Apetit SH.P.K”.

Vlera totale e kontratës është 413 mijë e 952 euro.

Sipas specifikimeve në dosjen e tenderit, mëshqerrat duhet të jenë të racës “kuq e bardhë”, me veti të kombinuara “qumësht-mish” dhe të ardhura nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Mëshqerrat duhet të jenë të identifikuara kjartë dhe të kenë shenja nacionale identifikuese të aprovuara nga BE-ja, nga vendi i prejardhjes. Me prejardhje (pedigre) për dy gjenarata para lindjes me karakteristikat e tyre prodhuese me çertifikatat e lindjes”, thuhet në dosje.

Mosja e tyre duhet të jetë prej 24 deri në 30 muaj nga momenti i shpërndarjes, e masa trupore 500 deri në 550 kilogramë.

Duhet të karantinohen sipas ligjeve në fuqi, lejen për importim të kafshëve, çertifikatën e gjendjes shëndetësore.

“Të gjitha mëshqerrat duhet të jenë barrëse 5 deri 7 muaj. Prodhimtaria e qumështit:  4500l në laktacionin e pare, mbi 5000l në laktacionin e dytë.  Të jenë të lira nga sëmundjet dhe deformime të ndryshme. Të bëjë analizat e nevojshme deri sa mëshqerrat janë në karantinë (analizat e parapara nga AUV). Secila mëshqerrë duhet të jetë e shënuar në librin amë, të posedoj pedigre zyrtare (origjinale) dhe çertifikatën e performances të cilat duhet ti ofrohen blerësit”, thuhet tutje në dosje.

Kompania duhet të bëjë edhe transportin deri në fshatrat e Komunës së Podujevës të përfshira në projekt, të garantoj që deri në fshatrat, mëshqerrat të arrijnë të shëndosha dhe ti plotësojnë të gjitha kushtet e parapara në kontratë.

“Nëse mbrenda 60 ditëve pas pranimit të mëshqerrës nga fermeri, vërtetohet që mëshqerra nuk është barrëse ose barrsmëria e saj ka qenë nën 5 muaj, apo nëse mëshqerra ka implikacion shëndetësor (ngordh), shitësi duhet ta zëvendësoj atë për një afat prej 14 ditësh (2 jave)”, thuhet tutje në dosje.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.