/

Suspendohet nga puna Riza Murati, drejtor i lartë në Policinë e Kosovës – dyshohet për dhunë ndaj gruas

Me rekomandim të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna Riza Muratin, drejtori i Drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, dhe njëjtë është vepruar dhe për këtë rast.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë që, kur një i punësuar në PK, dyshohet të ketë kryer vepër penale, rasti trajtohet nga një institucion jashtë PK-së. Pastaj çdo gjë që lidhet me një rast konkret që trajtohet nga IPK edhe njoftimet lidhur me rastin lëshohen nga IPK. Po ashtu, është procedurë që nuk ndryshon, që çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, njëjtë është vepruar edhe për rastin për te cilin interesoheni”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Veprimet tjera hetimore, sipas njoftimit, do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.