/

Foto/ Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren.

Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë.

Familjarët e të ndjerës, kanë publikuar njoftimin mortor, ku shprehen të mërzitur për vdekjen e 24 vjeçares.

“Me pikellim te thelle ju njoftoje se nusja ime Elif ndroj jete Allahu e shperblefte me xhennet ate dhe beben do te na mungoje pergjithmone”, shkroi një e afërme e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha se viktima është një 24-vjeçare dhe se ishte shtatzënë.

“Po ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.