//

Flasin familjarët e viktimave që dyshohet se u mbytën në lum: Nuk ia falim që sakrifikoi fëmijët

Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Trupi i pajetë i 9-vjeçares u gjet dje nga një peshkatar që po qëndronte në atë zonë në orët e para të mëngjesit me varkën e tij, raporton Reporteri.net.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe familjarët e Ergys Arrazit, i cili u arrestua nën dyshimet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes Alma dhe tre fëmijëve të tyre.

Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergysi nuk i keqtrajtonte.
“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”, thanë ata.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për siç pretendojnë ata, gjendjen e saj jo të qetë emocionale.

Vogëlushja që u gjet pa shenja jete dje, do të varroset sot, teksa po vijojnë kërkimet për të gjetur edhe trupat e viktimave tjera.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë, ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës.

Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.