Më datë 12 dhe 13 qershor drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka marr pjesë në takimin vjetor koordinues në Vjenë, i organizuar nga Departamenti për Çështje Fiskale DÇF – Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN, Drejtoria e Përgjithshme e KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit (DG NEAR) si dhe SECO.
Ky takim zhvillohet ndërmjet vendeve përfituese, partnerëve zhvillimorë dhe FMN-së i cili është komponent kyç për koordinimin e përpjekjeve për reformë, dhe është një mundësi e mirë për përfituesit e programit të zhvillimit të kapaciteteve për të ndarë përvojat dhe sfidat e tyre në zbatimin e reformave fiskale dhe për të diskutuar për prioritetet e tyre reformuese për të ardhmen.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi progresin në zbatimin e programit të fazës tretë të reformave fiskale në Evropën Juglindore 2023-2026, të kuptohen më mirë perspektivat e autoriteteve mbi përpjekjet dhe prioritetet e reformës për të informuar mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve.
Departamenti për Çështje Fiskale i FMN-së ka përgatitur dhe prezantuar dokumentin krahasues rajonal mbi çështjet me interes rajonal, për të paraqitur kontekstin për ndërhyrjet e autoriteteve nga vendet pjesëmarrëse.
Murtezaj gjatë fjalës së tij ka falënderuar FMN dhe partnerët zhvillimor për mundësinë e ofruar dhe kontributin e dhënë deri më tani, si dhe ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme për reforma në ATK.