Djali në Pejë sulmoi fizikisht babain dhe e rrëzoi shkallëve ditën e Kurban Bajramit

Një person ka pësuar lëndime trupore, kur djali i tij dyshohet se e sulmoi atë fizikisht duke e shtyrë dhe rrëzuar shkallëve të shtëpisë në Pejë.

I njëjti ka refuzuar tretmanin mjekësor, megjithatë për rastin e ndodhur ditën e Kurban Bajramit, babai viktimë, rastin e raportoi tek të martën që e lëmë pas.

Lidhur me rastin, siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar edhe prokurori.

”Pejë 16.06.2024-07:00. Me 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyre, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.