A ka njerëz në Kosovë që paguhen nga Serbia, flet Adi Krasta

Zëvendësdrejtori i RTK-së, Adi Krasta, e ka mbrojtur drejtorin Rilind Gërvalla, duke thënë se nuk ka nxitim në këtë pikë.

Madje ai tha se nuk e sheh se zgjidhet problemi, duke hequr njerëz.

“Unë nuk mendoj se duhet të hiqen njerëz, të dëmtohen njerëz, unë se kam me nxitim, nuk duhet të nxitohemi” – ka thënë ndër të tjera Krasta.

Ai tutje ka thënë se mendimi i tij më privat, është se “Kosovë nuk ka njerëz që paguhen nga Serbia”.

Ndërkohë, ka thënë se RTK nuk mund të bëhet target për zgjedhjen e problemeve të të tjerëve.

“Unë e kam të rëndësishme ta ruaj tërësinë e RTK-së”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.