Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit me grupin që sulmuan në Banjskë

Sulmi terrorist në Banjska ende nuk ka marrë një epilog edhe pse në vazhdimësi po flitet se shteti i Serbisë mund të ketë qenë i implikuar në këtë rast.

Analisti i sigurisë, Avni Islami përmes rrjetit social në Facebook ka publikuar një fotografi ku thotë se është dëshmi që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.

Islami përmes këtij postimi ka shkruar: “Në këtë foto, shihet djali i Aleksandar Vuçiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është  e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiq, Danijel Djukiq dhe Lazar Radenkoviq.

Fotografia është realizuar në “Bajova kula Beach Bar & Restaurant” në Mal të Zi.

Sqarim në foto 1,2 dhe 3 -e:

1.Lazar  Radenkovic

Danijel Djukic (njeri nga personat më të afërt të M. Radoicic). Marko Djukic (vëllau i Danijel Djukic, i cili gjithashtu kujdeset për sigurinë personale të familjes së M. Radoicic, respektivisht djalit të tij, Petar Radoicic)”, shkruhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.