Gërxhaliu për hapjen e bizneseve shqiptare në veri: Në veri s’komunikohet me tyta të automatit

Hapja e bizneseve në veriun e Mitrovicës ka shkaktuar reagime të ndryshme.

Sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu investimet e bëra atje nuk duhet të bëhen euforike.

“Në Traktarin e Romës ekonomia ka qenë mekanizimi që është përdor për të përafruar interesat e shteteve anëtare të dalura pas luftës së dytë botërore, në këtë drejtim i kemi rekomandu që edhe Veriu është shumë e rrugës të integrohet në aspektin ekonomik dhe social”, tha Gërxhaliu.

Tutje, ai renditi disa arsye se pse nuk duhet të jenë befasi investimet dhe hapjet e bizneseve atje.

” Në këtë drejtim nuk duhet të jetë befasi investimi qoft në veri qoft në jug. Sot jemi në një presion diplomatik e them këtë në dialogun e papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë e dyta vet fakti që Kosovë ëhstë në sanksione dhe masa evropiane e një ndër arsyet e masave janë qssja në veri dhe e treta besoj që në këtë drejtim duhet të kemi shumë më tepër interes investimesh se sa eufori e patriotizëm”, tha ai.

E sipas tij, në veri thuajse çdo gjë është politike.

“Nuk duhet të ketë eufori, është mirë po hapen mirepo duhet të jetë ajo spontane, ekonomia është sikur uji, i gjen kanalet e veta dhe në këtë drejtim ta mbështesim sektorin privat. Veriu i ka aspektet e veta, sepse atje çdo gjë është politike, shumë pak ekonomike e sociale. Me veri nuki komunikohet me tyta të automateve dhe polici, vet fakti që kufiri në veri e mbrojnë forcat më të specializuara të NATO-s është indikator” shtoi Gërxhaliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.