Pjesëtarë të KFOR-it që po qëndrojnë mbi urën e Ibrit kanë konfirmuar se trajnimi ka mbaruar, gjë për të cilën në mëngjes ishin parë më shumë trupa e automjete të karabinierëve në këtë pjesë.
Tani te ura e Ibrit po qëndrojnë si zakonisht forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë si dhe Policia e Kosovës.
Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër.
Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.
“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit.
Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, ka thënë një burim brenda KFOR-it italian.