Azemi: Pushteti abuzoi me familjet tona, LDK-ja do t’ia kthejë dinjitetin arsimit në Kosovë

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi tha se është e papranueshme forma se si ky pushtet e keqtrajton familjen.

Ai shton se kjo tregohet edhe nga doracakët e “Edukimit Seksual dhe Shëndeti Riprodhues, doracakë këta për të cilët thotë se janë aprovuar nga partia në pushtet.

Azemi thekson se LDK-ja do t’ia kthejë dinjitetin që meriton arsimi në Kosovë.

“Këta doracakë janë jo vetëm të dëmshëm por edhe abuzues me fëmijët kosvarë…Nuk do të lejojmë që një parti që abuzon me pushtetin, të abuzojë me familjet tona dhe fëmijët tanë”, tha Azemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.