Granti për vëllain e Fitore Pacollit, Daut Haradinaj: Brenda një jave hapë biznes dhe përfiton mijëra euro

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me raportimin e fundit ku u publikua kontrata me të cilën ministria e Faton Pecit ia dha rreth 100 mijë euro vëllait të deputetes Fitore Pacolli

Daut Haradinaj ka thënë se ministrat e kësaj qeverie po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit në mënyrën më brutale.

Është tepër shqetësues guximi i këtyre ministrave që në formën më brutale po e shkatërrojnë buxhetin e taksapaguasve. Brenda një jave hapë biznes dhe përfiton mijëra euro me lidhje të shkurtëra, Ministër-Deputet.

Kjo thjesht i bie që 588 rroga të veteranëve t’i jepen një familjari të VV-së”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.