Osmani thotë se Serbia dëshiron destabilizimin e Kosovës: S’ka asnjë juridiksion mbi Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me disa masa të ndërmarra nga Qeveria e Serbisë në lidhje me Republikën e Kosovës.

Osmani ka theksuar se Serbia nuk ka asnjë juridiksion mbi Kosovën që nga vitit 1999.

Tutje, ajo ka vlerësuar se këto janë taktika të Serbisë për të destabilizuar Kosovën.

“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.